Ilir Meta thirret të hënën në SPAK

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 14:12
Ilir Meta thirret të hënën në SPAK

SPAK ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00.

Ai do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit drejt godinës së SPAK ku në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, do të firmosë dhe do të njihet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgimin e burgut 313 që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar.


(Kosova Sot Online)