Dogana bllokon mallra të padeklaruara

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 14:28
Dogana bllokon mallra të padeklaruara

Dy udhëtarë nga Stambolli janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi gjatë kontrolleve rutinore të Doganës së Kosovës u zbuluan mallra të padeklaruara me vlerë prej 3,264 eurosh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas selektimit për kontroll të detajuar, zyrtarët doganorë përdorën skaner dhe inspektim fizik të bagazheve, ku gjetën produkte kozmetike, ambalazhe dhe ngjitëse me mbishkrime të ndryshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj udhëtarëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.

(Kosova Sot Online)