Përgatituni, ky mot ju mirëpret të martën

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 07:16
Përgatituni, ky mot ju mirëpret  të martën

Sot qielli do të mbulohet nga vranësira gjatë gjithë ditës. Herë pas here do të ketë depërtime të lehta të rrezeve të diellit, por vetëm për periudha të shkurtra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Që në orët e para të mëngjesit priten rrebeshe lokale shiu, ndërsa në orët e pasdites reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 21 °C.

(Kosova Sot Online)