Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 10:00
Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse

Republika e vogël e Moldavisë luhatet prej kohësh mes Lindjes dhe Perëndimit. Për pak javë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në luftën elektorale shpallet vendimi në një proces penal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e përçarë të Moldavisë u dënua me shtatë vjet burg një politikane e njohur pro-ruse. Evghenia Gutul, guvernatore e rajonit të Gagauzisë, u gjet fajtore nga trupi gjykues për financim ilegal të partisë.

Në proces bëhej fjalë për financimin e partisë përkohësisht të ndaluar Sor, parti që mban emrin e themeluesit të saj, oligarkut moskovit Ilan Sor. Gutul në vitet 2019 dhe 2022 nuk i ka deklaruar financimet ruse që janë lëvruar në Moldavi. Guvernatorja i hedh poshtë akuzat. Avokati i saj deklaroi, ankimimin e vendimit.

Moska: Vendimi i motivuar politikisht

Rusia vendimin ndaj governatores Gutul e konsideron si politik dhe se qeveria pro-europiane me qëllim do të nxisë frymën kundër forcave pro-ruse. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov e quajti vendimin të motivuar politikisht. Opozita në Moldavi po shtypet, tha ai për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Tass.

38-vjeçarja Gutul që nga viti 2023 ndodhet në krye të Gaugazisë, ku popullsia turkofone e Gaugazisë vetëadministrohet. Kjo krahinë tradicionalisht konsiderohet e afërt me Rusinë. Pas marrjes së detyrës Gutul disa herë ka udhëtuar për në Moskë, për t’u takuar me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit

Në Moldavi më 28 shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e ri. Ish-republika e vogël sovjetike, që shtrihet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë prej dekadash luhatet mes afrimit me Perëndimin dhe nga ana tjetër edhe me Rusinë. Presidente e Moldavisë është Maia Sandu, aktualisht në pushtet janë forcat politike që përkrahin BE-në.

Sandu javën e kaluar u shpreh për një influencim masiv rus ndaj zugjedhjeve parlamentare. Presidentja prej vitesh angazhohet për avancimin e procesit të afrimit me BE-në. Moldavia në vitin 2024 filloi negocitat e antarësimit me BE-në.

(Kosova Sot Online)