
Osmani e publikon letrën e plotë: E përkushtuar të punojë me Donald Trump

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo e ka falënderuar Trump për përkrahjen dhe fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.
“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.”
Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.
“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.”

(Kosova Sot Online)