Meta kërkon lirinë pas njoftimit me akuzat

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 12:00
Meta kërkon lirinë pas njoftimit me akuzat

Pasi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve ndaj tij me anë të avokatëve, Ilir Meta ka kërkuar lirimin nga burgu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca ka nisur këtë të premte prej orës 10:00 ndërsa në GJKKO u paraqit avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani.

Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.

(Kosova Sot Online)