Komuna e Prishtinës del me njoftim

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 12:30
Komuna e Prishtinës del me njoftim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se aktualisht sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave.

“Te dashur qytetarë, Ju informojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar. Aktualisht, sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave (me disa vështirësi në gjenerim)”.

“Çdo veprim ose ndryshim tjetër në fatura nuk mund të bëhet deri në përfundimin e plotë të këtij sistemi të ri. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ka pasur shumë kundërshti mes komunave dhe Ministrinë e Financave për çështjen e tatimit në pronë. 


(Kosova Sot Online)