Policia konfiskon tri armë zjarri

  • A.P /
  • 18 August 2025 - 09:35
Policia konfiskon tri armë zjarri

Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë zjarri gjatë fundjavës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë reaguar me shpejtësi në disa lokacione të ndryshme, duke identifikuar dhe sekuestruar armët dhe municionin përkatës. Dy armë janë konfiskuar në komunën e Vushtrrisë, ndërsa një tjetër në Skenderaj.

Armatimi i konfiskuar është proceduar si dëshmi materiale në rastet përkatëse, ndërsa janë arrestuar tre persona të dyshuar. Nga ta, dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një person është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit të çështjes.

Ndaj të dyshuarve janë ngritur rastet penale për “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”, vepra që dënohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)