Lëndohen dy persona në Prishtinë

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 10:08
Lëndohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë lënduar mëngjesin e hershëm në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se ata dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, ndërsa janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.


(Kosova Sot Online)