
Policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit

Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Uniformat blu bëjnë me dije se sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
E TRISHTË! Ndahet nga jeta parakohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)