
E rëndë: 15 vjeçari vetëvaret në banesën e dajës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një i mitur 15-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e dajës së tij, në fshatin Çukë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I mituri kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë të afërmve dhe po qëndronte prej disa ditësh në banesën e tyre.
Trupi i pajetë u transportua në morg, ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 24.08.2025, është gjetur i vetëvarur një i mitur, 15 vjeç, banues në Tiranë, në apartamentin e dajës së tij, në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)