
Berisha: Padiskutim që do të ketë komision hetimor!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka theksuar se do të ngrihet patjetër një komision hetimor për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa akuzoi kreun e KQZ-së, Altin Troplini, si peng të Edi Ramës dhe të paaftë për të hetuar krimet elektorale të mazhorancës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Berishës, Troplini është i komprometuar dhe i përfshirë në afera të rënda pasurie, duke mos qenë në gjendje të garantojë asnjë proces të ndershëm hetimor.
Fjala e tij:
Padiskutim që do të ketë komision. Natyrisht, Altin Troplini nuk heton dot, sepse Altin Troplini është i marrë peng nga Edi Rama, për arsye se është personi i vetëm me një rrogë me 4 apartamente, 3 të regjistruara në emrin e tij, dhe të katërtin thotë banoj me qira, kollovar, tek vjehrri.
Punonjës tjetër shtetëror me rrogë shteti që të mund të ketë siguruar jo tre, por qoftë edhe më shumë se një apartament, nuk ekziston, përveç atij, i cili për hir të së vërtetës përflitet.
Unë e kam thënë këtu. Kanë qarkulluar të dhëna, lajme, se Altin Hajri është i lirë sot, pothuaj i lirë, në kërkim gjoja, që bënte fushatë elektorale lirshëm. Jan Prengën, i cili u gjet i bërë copa, u akuzua kopshtari, apo kuzhinieri, apo roja. Kurse, i zoti që ishte kryesori, jo. Dha 700 mijë euro thonë dhe dy kostume atij Olsit, Ulusiut i thoshte Olsi për t’ia maskuar emrin.
(Kosova Sot Online)