Lista Srpska tregon pse nuk e votoi Dimal Bashën

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 13:25
Lista Srpska tregon pse nuk e votoi Dimal Bashën

Lista Serbe ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e saj, thuhet se deputetët e kësaj partie votuan kundër Bashës për shkak të qëndrimi të këtij të fundit ‘’anti-serb, të cilin e përsëriti edhe në seancën e sotme’’.

Nga Lista Serbe është thënë edhe se me fjalimin e tij, sipas tyre, Basha ka treguar se nuk është dikush që mund t’i bashkojë deputetët.

Postimi:

Për shkak të qëndrimit të tij anti-serb, të cilin e përsëriti edhe në seancën e sotme të Kuvendit në Prishtinë, me kualifikime nga më të rëndat ndaj popullit serb dhe shtetit të Serbisë, të nëntë deputetët e Listës Serbe votuan kundër Dimal Bashës, i propozuar nga Vetëvendosje e Kurtit për Kryetar të Kuvendit.

Në fjalimin që mbajti pas zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit, Basha tregoi se nuk është dikush që mund t’i bashkojë deputetët, duke ia kushtuar më shumë se gjysmën e fjalës së tij fyerjeve në adresë të popullit serb.


(Kosova Sot Online)