Spiropali: Urime Dimal Bashës, presim bashkëpunim

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 15:25
Spiropali: Urime Dimal Bashës, presim bashkëpunim

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përgëzoi Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar suksese në detyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shkruajti Spiropali.

(Kosova Sot Online)