OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Dimal Bashës

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 15:05
OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Dimal Bashës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për media, OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që institucionet e vendit të ndërmarrin menjëherë shkarkimin e Bashës, si dhe të nisë një hetim nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shkarkojnë menjëherë Dimal Bashën dhe të nisin hetimet nga Prokuroria. Arsyeja për këtë kërkesë është e qartë: pjesëmarrja në fushata propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës, si dhe lidhjet personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, që cenojnë integritetin tonë. Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, do të ndërmarrim masa të tjera, për të cilat do t’ju njoftojmë në kohë”,  deklaroi Gucati.


(Kosova Sot Online)