
Arrestohet e më pas lirohet një serb

Një serb në Leposaviq është arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai dyshohet për nxitje të urrejtjes.
Njoftimi:
NXITJE E URREJTJES DHE MOSDURIMIT
Leposaviq / 31.08.2025 – 00:29. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘’ Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’’. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon të trajtphet në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)