Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 13:06
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ish kryetarja e LSI është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

(Kosova Sot Online)