Alarmon analisti: Kosova po hynë në fazën e një vetëmashtrimi të madh për kredibilitet personal!

Alarmon analisti: Kosova po hynë në fazën e një vetëmashtrimi të madh për kredibilitet personal!
Alarmon analisti: Kosova po hynë në fazën e një vetëmashtrimi të madh për kredibilitet personal!

Florim Zeqa

  • 28 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Vetëm të vegjlit mashtrohen pas “sheqerave” të mbështjellë me hipokrizi! Me iniciativa pa peshë reale politike, Kosova nuk “blen” simpati dhe as mbështetje ndërkombëtare, përkundrazi hyn në fazën e një vetëmashtrimi të madh për kredibilitet personal!

 

-Përderisa presidenti amerikan, Donald Trump, pas gafës politike me ambicie për aneksimin e Groenlandës, e shpiku “Bordin e Paqes” për rehabilitim politik, nga i cili përkeqësoi në masë të madhe raportet me shtetet anëtare të BE-së.

Presidentes kosovare i shkon për shtati instrumentalizimi i skajshëm për kredibilitet personal në fund të mandatit politik, me ambicie për rizgjedhje të sërishme!

Thënë më qartë për opinionin publik, Kosova nuk ka asnjë lloj përfitimi politik dhe as financiar nga nënshkrimi i presidentes Osmani në një dokument të parëndësishëm dhe pa peshë politike!

Bërja pjesë e një iniciative e cila nuk ka bazament politik dhe as financiar, Kosovën e kthen në një kartë kalkulimesh personale!

E kur përfundojnë kalkulimet personale dhe kthehen në interesa strategjike, atëherë Kosova rrezikon të kthehet në monedhë për kusuritje të interesave të fuqive të mëdha në Ballkan!

Shtetet që Trump i ka afruar në “Bordin e Paqes” janë shtete të dobëta, pa fuqi politike dhe pa asnjë ndikim në gjeopolitikën globale, siç është rasti me Kosovën, e cila është në varësi të skajshme nga faktorët ndërkombëtarë, si në aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë, ashtu edhe të qëndrueshmërisë financiare.

Në këtë kontekst, Kosova rrezikon të instrumentalizohet për ambicie personale të Vjosa Osmanit, duke iu bashkuar një iniciative të cilës nuk ia di fillin dhe as fundin!

“Bordi i Paqes” është një iniciativë e cila as financiarisht dhe as politikisht nuk qëndron në këmbë, por është “fluskë sapuni” në ajër, e cila do të shuhet në momentin e realizimit të objektivave strategjike të atij që e ka inicuar këtë krijesë artificiale për konsum të përkohshëm!

Pra, “Bordi i Paqes” është produkt i një diplomacie të dështuar, e ardhur drejtpërdrejt nga dëshpërimi i presidentit Donald Trump në gjetjen e alternativave për zgjidhjen e problemeve që e prekin sigurinë globale, përkatësisht ndërprerjen e luftës Rusi–Ukrainë, nga e cila varet siguria e përgjithshme dhe stabiliteti politik në Evropën Qendrore.

Në fund shtrohet pyetja logjike: çfarë paqe mund të garantojnë shtetet që nuk kanë kredibilitet politik dhe financiar?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".