Rashiq e pranon: Kuvendi s’është konstituuar

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 15:50
Rashiq e pranon: Kuvendi s’është konstituuar

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar sot se, sipas tij, Kuvendi nuk është konstituuar ende në mënyrë të plotfuqishme dhe se çdo hap i mëtejmë duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rashiq tha se as që ka pritur që kryetari i zgjedhur Dimal Basha do ta konstituojë Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kam pritë – me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, që do të konstatojë atë ditë Kuvendin, sepse sipas meje nuk është konstituuar dhe duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Rashiq.

(Kosova Sot Online)