Përgatituni, ky mot do t'ju mirëpret sot

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 07:19
Përgatituni, ky mot do t'ju mirëpret sot

E enjtja do të nisë me diell dhe qiell të kthjellët, ndërsa gjatë ditës pritet të shfaqen vranësira kalimtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pasdite, këto vranësira mund të shoqërohen me reshje të lehta shiu në disa zona, por jo të qëndrueshme.

Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 17 °C në orët e para të ditës, e deri në 25 °C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)