
Starmer: Putinit s’i zihet besë

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u tha udhëheqësve të tjerë të Koalicionit të Vullnetit se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin “nuk mund t’i besohet”, ndërsa Rusia vazhdon të vonojë bisedimet e paqes dhe të kryejë sulme ndaj Ukrainës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kjo u theksua më tej nga sulmet pa dallim në Kiev javën e kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesat e Këshillit Britanik dhe delegacionit të BE-së”, tha ai, sipas një njoftimi qeveritar, shkruan The Guardian.
Starmer theksoi gjithashtu se koalicioni “kishte një premtim të pathyeshëm ndaj Ukrainës, me mbështetjen e presidentit Trump”, dhe iu tha liderëve se ishte e qartë se ata “tani duhej të shkonin edhe më tej për të ushtruar presion mbi Putinin për të siguruar një ndërprerje të armiqësive”.
Ai gjithashtu përshëndeti njoftimet nga anëtarët e tjerë të koalicionit se ata do të furnizonin me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën “për të forcuar më tej furnizimet e vendit”.
Starmer nuk ishte në Paris, por u konfirmua se ai ishte lidhur online.
(Kosova Sot Online)