Berisha: Edi Rama do të dështojë

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 15:30
Berisha: Edi Rama do të dështojë

Në konferencën me gazetarët kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Edi Rama po bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mirëpo, sipas tij, do të dështojë edhe në këtë nismë të tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar. Ajo ç’ka mund të ju them mu, Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini...

... Nuk kam dijeni, nuk kam parë një komunikatë për takimin...

... Edi Rama bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës. Por të garantoj që është i dështuar dhe do të dështoj.

Zëri i opozitës, pavarësisht se do kryesojë apo jo, këtë apo atë komision, do të jehojë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë kundër këtij narkodiktatori dhe regjimin e tij...

... Partia Demokratike do i shqyrtojë. Këto që thoni ju, qarkullojnë, por PD nuk ka një gjë zyrtare. Përgjigja ime vërtetë ishte e përgjithshme, por ishte dhe konkrete. Këto do jenë qëndrimet tona.


(Kosova Sot Online)