Dy veta e sulmojnë me thikë një person

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 15:16
Dy veta e sulmojnë me thikë një person

Një person ka marrë lëndime si pasojë e një sulmi me thikë nga dy persona të tjerë në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se policia ka nisur hetimet me këtë rast.

“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin”.

(Kosova Sot Online)