
Arrestohet një 16 vjeçar në Prishtinë

Njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale kanë arritur arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I dyshuari sipas Enis Pllanës, zëdhënësit te policisë për rajonin e Prishtinës është A.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolle, ku të dyshuarit i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit”, ka konfirmuar Pllana.
Sipas tij, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
(Kosova Sot Online)