
Vuçiq e çon në Beograd aktorin Jackie Chan

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pritur në takim në Beograd, aktorin e njohur të filmave aksion, Jackie Chan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vuçiq për aktorin ka thënë se arti filmik i këtij të fundit frymëzon të gjithë brezat.
‘‘Beogradi është bërë prej kohësh një shtëpi e re për shumë yje globalë, dhe këtë herë kemi kënaqësinë e veçantë të mirëpresim të famshmin Jackie Chan, një njeri, arti filmik i të cilit vazhdon të frymëzojë të gjitha brezat’’, ka shkruar ai.
Tutje, presidenti serb ka deklaruar edhe Jackie Chan do të do të përfaqësojë EXPO-n në Serbi.
‘‘Është një nder i madh që ky yll global i filmit dhe një nga ambasadorët më të mëdhenj kulturorë në botë do të përfaqësojë EXPO-n në Serbi me karizmën dhe energjinë e tij. Jam i bindur se si promotor i EXPO 2027 do të ofrojë mbështetje të fortë në prezantimin e ngjarjeve që do ta vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes globale dhe do t’i sjellin më afër botës frymën e lojës që EXPO promovon në Serbinë tonë’’, shkruhet në postimin e Vuçiq.
Ndryshe, Vuçiq është duke u përballur me protesta tash e disa muaj. Këto protesta kundër qeverisë serbe janë zhvilluar edhe me moton “Serbi, zgjohu”. Të njëjtat janë organizuar në dhjetëra qytete të Serbisë përfshirë edhe Beogradin.
(Kosova Sot Online)