Veteranët ia mësyjnë Hagës

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 14:40
Veteranët ia mësyjnë Hagës

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë nisur për në Hagë, atje ku ditën e nesërme do të mbahet protestë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet e ditur se veteranët përshkojnë rrugën përmes Durrësit dhe linjën Bari në Itali, për të shmangur kalimet përmes Serbisë dhe Malit të Zi, ku mund të hasen pengesa gjatë udhëtimit.

Protesta, që do të mbahet të dielën e 14 shtatorit pritet të mbledhë shumë qytetarë nga diaspora, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare.

(Kosova Sot Online)