
Qyteti i Mitrovicës e 'bojkoton' Pecin

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur në Mitrovicë fushatën për zgjedhje lokale të 12 tetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Por, hapja e kësaj fushatës duket se nuk ka shkuar ashtu siç kishte planifikuar partia e Albin Kurtit.
Fotografitë që kanë postuar mediat lokale tregojnë se numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë tubim.
Derisa kandidati i VV-së, Faton Peci, e mban fjalimin e tij, shihen shumë karrige të zbrazëta.
(Kosova Sot Online)