Sulmohet Fehmi Kupina në Komunën e Prishtinës

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 13:39
Sulmohet Fehmi Kupina në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Lidhjes për Prishtinë, Fehmi Kupina është sulmuar me shishe në kokë në objektin e Komunës së Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai është sulmuar nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.

Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të dalë me detaje lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)