
Njihuni me motin për këtë të premte dhe fundjavë

E premtja në Kosovë pritet të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa kohëpaskohe do të paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Edhe e shtuna do të vijojë me vranësira të shpeshta gjatë ditës, me reshje lokale shiu që mund të jenë më intensive në zona të izoluara.
Moti të dielën parashihet me vranësira e kohëpaskohë dhe reshje lokale shiu.
(Kosova Sot Online)