Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 14:30
Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal

Në Kosovë kanë arritur 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje kronike do të mund të vaksinohen që nga java e parë e tetorit.

Këtë e bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Institucionet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal dhe për të parandaluar komplikimet që ai mund të shkaktojë.


(Kosova Sot Online)