Raportohet se është aksidentuar eskorta e Kryetarit të Kuvendit Dimal Basha

  • A.P /
  • 27 September 2025 - 14:04
Raportohet se është aksidentuar eskorta e Kryetarit të Kuvendit Dimal Basha

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në aksident është përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sipas medieve.

Sipas Policisë së Kosovës, automjeti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përplasur me një veturë civile.

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore”, tha  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale.

“Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ndodhet njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.

(Kosova Sot Online)