
Kosova u zbardh nga reshjet e para të borës

Të enjten Kosova u zbardh nga reshjet e para të borës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Meteorologu Besim Aliu, tha se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore, megjithëse sipas tij, këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.
“Duke shikuar statistikat e Institutit Hidrometeorologjik, rreth reshjeve të borës këtë fillim tetori instituti nuk ka pasur shënime, pra nuk i kemi pasur të regjistruara. Por këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë”, tha Aliu.
“Mbrëmë, temperatura më e ulët është cilësuar 0 gradë Celsius, dhe këto kanë krijuar të kemi reshje bore në viset e ulëta në shumë vende të Kosovës, për shkak se bora kërkon vetëm të ketë kushte”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)