
91 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 91 aksidente, prej të cilave 58 me dëme materiale dhe 33 me persona të lënduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Policisës, aksidentet në trafik nuk janë regjistruar vetëm në zonat ku ka pasur borë apo në orët me kushte më të vështira atmosferike.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1312 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
(Kosova Sot Online)