Përkrahja e grave punëtore të Prishtinës është një domosdoshmëri

  • A.P /
  • 04 October 2025 - 09:45
Përkrahja e grave punëtore të Prishtinës është një domosdoshmëri

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Jeta Statovci (118✅), ka theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave komunale të dedikuara për gratë e kryeqytetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në takim me znj. Ajshe dhe anëtaret e shoqatës së saj, Statovci diskutoi për nevojën e një hapësire qendrore tregtare, ku gratë do të mund të promovojnë dhe shesin punën e tyre – nga tekstili, punimet artizanale dekorative, deri te përpunimi i produkteve natyrore.

“Përkrahja e grave krijuese dhe punëtore të Prishtinës është një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin shoqëror të qytetit tonë”, u shpreh Statovci.

👉 Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë mundësi më të mëdha për gratë, duke e kthyer kreativitetin dhe punën e tyre në burim të qëndrueshëm të të ardhurave dhe promovim të trashëgimisë kulturore.

(Kosova Sot Online)