Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 09:34
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë, në një rast që kishte ndodhur më 23 prill të këtij viti në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ishte në kërkim. I njëjti është arrestuar mbrëmë.

28 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë

“Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.

Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


(Kosova Sot Online)