Njihuni me motin për sot dhe fundjavë

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 07:14
Njihuni me motin për sot dhe fundjavë

Moti të premten në Kosovë pritet me kalim vranësirash, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit mund të shfaqen riga lokale shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të shtunën parashikohet mot kryesisht me vranësira, me mundësi për ndonjë rigë të lehtë shiu në orët e para të mëngjesit.

E diela parashihet të mbajë me alternime vranësirash dhe intervale me diell, pas një mëngjesi me mjegull nëpër ultësira.


(Kosova Sot Online)