Policia arreston një person në Dragodan

  • A.P /
  • 16 October 2025 - 15:00
Policia arreston një person në Dragodan

Një person është arrestuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë nën dyshimin për një rast të kanosjes.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”.

Për shkak të kësaj ndërhyrje nga policia, pati qytetarë që raportuan për bllokim të rrugës.

(Kosova Sot Online)