
Abdixhiku: LDK del e para me votat nga jashtë!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se tetë muaj pas “zhurmës së madhe” rreth mbështetjes së LDK-së për mërgatën, partia e tij doli “e para” në zgjedhjet lokale pas numërimit të votave të mërgatës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar mërgatën dhe tha se ky është rezultati më i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.
“Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Është tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës”.
JU FALEMINDERIT MËRGATË!
Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!
LDK del e para me votat nga jashtë!
Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.
Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.
Jemi krenar.
Jemi mirënjohës.
Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Është tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.
Le të vazhdojmë!
(Kosova Sot Online)