Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 11:30
Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabile. Burime nga stafi mjekësor bënë me dije mbrëmjen e djeshme se situata neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kujtojmë se dy ditë më parë, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespir

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

(Kosova Sot Online)