Policia gjen drogë në formë të çokollatës
Policia e Kosovës ka gjetur një qese me drogë në Mitrovicën e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit, Policia ka gjetur 29.49 gramë substancë narkotike në formë të çokollatës dhe një telefon mobil.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
(Kosova Sot Online)
