Tre persona janë arrestuar në Podujevë

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 10:45
Tre persona janë arrestuar në Podujevë

Tre persona janë arrestuar për një tentim vrasje në Podujevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima dyshohet se është sulmuar me thikë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në këtë rast janë arrestuar tre persona, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta –thika. Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë / 03.11.2025 – 14:35. Është pranuar një informatë për përleshje mes disa personave. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima mashkull kosovar i lënduar, i cili dyshohet se është lënduar me një mjet i mprehtë-thikë, dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta –thika. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)