Konjufca: Duam qeveri pa koalicione

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 15:35
Konjufca: Duam qeveri pa koalicione

Glauk Konjufca, i propozuari i Albin Kurtit për kryeministër, ka folur pasi ka dalë nga mbledhja e KP të VV-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konjufca kur është pyetur për numrat, ka thënë se duan një qeveri afatshkurtër për të shmangur mbajtjen e dy palë zgjedhjeve dhe për të votuar buxhetin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës e ka bërë të qartë se kjo qeveri afatshkrutër do të jetë pa koalicione dhe ka potencuar se pret reflektimin partive ish-opozitare.

(Kosova Sot Online)