Kica: Presidentja t’ia kërkojë listën me 61 nënshkrime Kurtit

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 14:45
Kica: Presidentja t’ia kërkojë listën me 61 nënshkrime Kurtit

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nëse presidentja Vjosa Osmani i beson LVV-së dhe Albin Kurtit për çështjen e mandatarit, atëherë duhet t’ia kërkojë publikisht listën me 61 nënshkrime të deptuetëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se s’mund të ketë mandatim, derisa s’ka numra.

“Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk kanë votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion.Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)