KQZ del me njoftim

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 15:45
KQZ del me njoftim

KQZ-ja njofton votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë, më 8 nëntor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjithashtu, KQZ-ja fton votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kotrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime.

(Kosova Sot Online)