Voton Kurti: Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pasi e kreu, ai u ndal para gazetarëve duke thënë se sot është ditë e mirë për demokracinë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
Kurti tha se fletëvotimi ishte i thjeshtë me dy emra dhe njëri prej tyre bëhet kryetar në mbrëmje.
“Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
