Krasniqi e dëshiron Bedri Hazmën në krye të PDK-së
Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencën për media ka thënë se kandidat i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Krasniqi ka thënë se Hamza është kandidati për kryeministër më i miri që do të mund ta kishte Kosova.
Gjithashtu ka thënë se nëse Hamza vendos për të kandiduar për kryetar, ai do ta ketë përkrahjen e Krasniqit.
“Jam i bindur se kandidatati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Dhe normalisht nëse Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së e ka përkrahjen time të plotë”, ka deklaruar ai.
Kransiqi ka deklaruar se nuk e di se kush kandidon, por se nuk e fsheh preferencën e tij për Bedri Hamzën.Konventa e PDK-së do të mbahet të hënën më 17 nëntor.
(Kosova Sot Online)
