Ja kur do fillojë dëshminë Wesley Clark

  • A.P /
  • 13 November 2025 - 08:56
Ja kur do fillojë dëshminë Wesley Clark

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit, duke filluar nga ora 12:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo u pranua nga trupi gjykues në këtë rast gjyqësor dhe vendosi që seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor të anulohet.

Ndryshe, dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, e që pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

Për këtë, nuk pati kundërshtime nga palët në procedurë.

(Kosova Sot Online)