Tragjedi në këtë vend: Nëna vret djalin e saj
Një tragjedi e tmerrshme ka tronditur qytetin italian të Muggias pranë Triestes, ku një nënë i mori jetën djalit të saj nëntëvjeçar mbrëmë në shtëpinë familjare duke i prerë fytin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gruaja është me origjinë ukrainase dhe ishte e divorcuar nga babai i djalit, dhe familja, sipas informacioneve të disponueshme, ishte nën mbikëqyrjen e gjykatës dhe shërbimeve sociale, shkruan gazeta italiane Il Messaggero.
Krimi u zbulua pasi babai i djalit, i cili nuk jeton në rajonin Friuli-Venezia Giulia, u shqetësua sepse nuk mund të lidhej me ish-gruan e tij.
Ai kontaktoi policinë, e cila, me të mbërritur në apartamentin në qendër të Muggias, gjeti trupin e fëmijës. Mjekët mundën vetëm të konfirmonin vdekjen.
(Kosova Sot Online)
