Arrestohet një person në Podujevë
Tek një person në Podujevë është gjetur një granatë dore, e për cka policia ka arrestuar të dyshuarin por edhe një tjetër person i cili nuk ka lajmëruar veprën penale. Të njëjtit më pas janë liruar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se deminimi i mjetit shpërthyes është bërë nga njësitet e KFOR-it dhe FSK-së.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, tek njëri është gjetur një mjeti i dyshuar shpërthyes (granatë dore), ndërsa tjetri për mos lajmërim të veprës penale. Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire”
(Kosova Sot Online)
