Njihuni me parashikimin e motit për sot

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 07:23
Njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti të shtunën në Kosovë parashihet me diell dhe kthjellime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në ultësira, mund të shfaqet mjegulla, e cila do të zhduket gradualisht deri në mesditë. Mëngjesi dhe nata do të jenë të ftohta, ndërsa mesdita më ngrohtë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 4°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 14°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)